Në shkollë funksionojnë dy tipe shkollimi:
a) Degët e gjuhëve të huaja,
b) Seksioni dygjuhësh frëngjisht-shqip,
Degët e gjuhëve të huaja
Mundësitë e veçanta që ofron shkolla
- Nxënësi merr formimin gjuhësor cilësor me standarde evropiane.
Ai mund të regjistrohet në këto degë:
- Anglisht- gjermanisht-italisht-frëngjisht-spanjisht-rusisht-turqisht.
-Çdo nxënësi i krijohet mundësia të mësojë 3 gjuhë të huaja, nga të cilat dy janë në kurrikulën bërthamë me 4 orë në javë dhe një në kurrikulën me zgjedhje me 2 orë në javë.
-Gjithashtu, në lëndët me zgjedhje të lirë, shkolla u krijon mundësinë nxënësve të ndjekin modulin e përkthimit në gjuhën që dëshirojnë.
-Veç kësaj, nxënësit çdo vit marrin pjesë në projekte që zhvillohen në gjuhë të huaj që janë: "Qytetërimi në vendet anglofone, frankofone, ispanike dhe gjermane", "Autorë bashkëkohorë të letërsisë angleze", "Kulturë gjuhe", "Elemente të gramatikës krahasuese me gjuhët italisht e gjermanisht", "Teatri spanjoll", "Teatri italian" etj. Çdo vit nxënësit vënë në skenë 2-3 pjesë teatrore në gjuhë të huaj.
-Mësimi në lëndën e gjuhës së huaj zhvillohet me grupe dhe me metodat më të fundit bashkëkohore.
-Nxënësve më cilësorë të gjuhës gjermane u krijohet mundësia të fitojnë diplomën gjermane "Sprachdiplom-DSD". Përgatitja për këtë diplomë bëhet nën drejtimin e mësuesve nga Gjermania.
-Shkolla është e lidhur me qendrat më cilësore të gjuhëve të huaja të Evropës dhe nxënësit mund të ndjekin kurse të niveleve të ndryshme pranë këtyre qendrave në periudhën 15 qershor-15 korrik .
-Mësuesit e gjuhëve të huaja janë me përvojë dhe kanë zhvilluar kurse e trajnime brenda e jashtë vendit.
Me ndryshimet e bëra në kuadër të reformës arsimore, shkolla është kthyer në gjimnaz me orientim gjuhësor me këto ndryshime:
1. Shkolla ka të njëjtën strukturë mësimore si gjimnazi: zhvillohet kurrikula bërthamë dhe kurrikula me zgjedhje të detyruar e të lirë, në të cilat nxënësi mund të zgjedhë lëndët dhe modulet që dëshiron sipas orëve të planifikuara.
2. E veçanta në programet mësimore qëndron në lëndët shoqërore, përfshi këtu edhe gjuhën e huaj. Programet e këtyre lëndëve janë më të plota se në gjimnaz. Kjo sepse, krahas programeve që janë të njëjta me gjimnazin, zhvillohen edhe module e projekte në gjuhë të huaj që janë të veçanta për shkollën tonë.
3. Nxënësit gjatë tri viteve mund të fitojnë deri në 94 kredite (të detyrueshme janë 90 ).
4. Pas diplomimit nxënësve u krijohet mundësia të vazhdojnë studimet jo vetëm në degët e gjuhëve të huaja, por edhe në degët e tjera të universiteve brenda dhe jashtë vendit.
Seksioni dygjuhësh frëngjisht-shqip
-Në këtë seksion nxënësit marrin formim të përgjithshëm të njëjtë me atë të gjimnazeve, me ndryshimin se rreth 40% të lëndëve do t’i mësojnë në gjuhën frënge.
-Në planin mësimor janë përcaktuar:
a) Kurrikula bërthamë që është e detyrueshme për të gjithë nxënësit. Në këtë seksion, në ndryshim nga degët e gjuhëve të huaja, lëndët shkencore si matematika, fizika, kimia e biologjia zhvillohen me të njëjtin program si gjimnazi.
b) Krahas kurrikulës bërthamë, nxënësit mund të ndjekin edhe kurrikulën me zgjedhje sipas dëshirës që kanë nxënësit.
-Për lëndët që zhvillohen në gjuhë të huaj, përdoren tekstet mësimore të shkollave franceze.
-Nxënësit që mbarojnë këtë seksion, pajisen me një diplomë të veçantë nga Ambasada Franceze, e cila u jep të drejtë të vazhdojnë studimet në Francë pa dhënë provim gjuhën frënge.
-Nxënësit e këtij seksioni marrin pjesë rregullisht në festivalet ndërkombëtare të frankofonisë.
-Nxënësit e këtij seksioni pas diplomimit mund të vazhdojnë studimet në universitetet shqiptare dhe jashtë vendit. Seksioni ka koefiçent maksimal për të vazhduar studimet universitare në çdo degë të universiteteve.
-Në këtë seksion, krahas mësuesve shqiptarë, japin mësim edhe mësues nga Franca.
-Edhe ky seksion zgjat 3 vjet.
Mjediset mësimore
-Shkolla është tërësisht e rikonstruktuar, klasat janë me pajisje bashkëkohore mësimore dhe me sistem ngrohjeje.
-Funksionojnë laboratorët e informatikës, kimisë, biologjisë e fizikës, mediateka e gjuhës frënge, salla me tabelën interaktive etj.
-Biblioteka e shkollës është e pajisur me libra në gjuhë shqipe dhe gjuhë të huaj.
Orientim- këshillimi për nxënësit
Shërbimi i orientim-këshillimit kryhet nga grupi përkatës i personelit të shkollës në bashkëpunim edhe me institucione të tjera.
Zhvillimi i talenteve dhe prirjeve të nxënësve
-Çdo vit në shkollë zhvillohen veprimtari të larmishme në gjuhë shqipe dhe në gjuhë të huaj.
-Në shkollë funksionojnë:
-Grupi i përkthyesve;
-Grupi i krijuesve letrarë;
-Grupi i inerpretuesve (teatër, këngë, balet);
-Grupi i debatit në gjuhë të huaj;
-Grupi i ekologjistëve;
-Ekipet sportive (volejboll, basketboll, futboll).

KARTA E PERFORMANCES SE SHKOLLES