Gjimnazi me orientim gjuhësor "Asim Vokshi"
  • Historiku
  • Mësuesit
  • Shkolla 2024
  • Plane mësimore
    • Seksioni dygjuhesh Frengjisht-Shqip
  • Veprimtari
    • Video
  • Kontakt
  • NJOFTIME
  • MESIMI NE DISTANCE

                 Gjimnazi Gjuhësor "Asim Vokshi"
                      "Shkollë  e nivelit kombëtar"

Picture
 Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja u  hap në  TIRANË
më 15 Shtator të vitit 1965.
Ajo e filloi veprimtarin
ë  e saj me mësimin e gjuhëve : anglisht , frengjisht , rusisht  dhe  latinisht.
Q
ë  nga viti 1980 në shkollë  filluan të  jepen në  gjuhë  të  huaj  edhe disa lëndë  të  përgjithshme si histori, gjeografi etj.
Në  vitin shkollor 1979 -1980 u futën në  shkollë  edhe gjuhët italisht, gjermanisht dhe spanjisht. Mësimi i tyre zgjati për një  periudhe 4-vjecare, për t'u rihapur përseri në  vitin 1990.  

                                                                                                                    Në vitin 1977 shkolla mori emrin "Asim Vokshi" .
N
ë  vitin 1998 u hapën seksionet dygjuhëshe italisht-shqip dhe frëngjisht- shqip.
Ne vitin 2004, ne deg
ët e gjuhëve të  huaja ndryshoi plani mësimor dhe u krijua mundësia që cdo nxënës të mësoje tri gjuhë të huaja nga dy që ishin më parë, si dhe u futën lëndët e informatikës e të psikologjisë.

Në vitin shkollor 2009, shkolla u përfshi në reformën arsimore.                                                                                                                                         Në vitin 2010 shkolla u kthye në gjimnaz me orientim gjuhësor ndërsa  në shkurt 2024 përfundoi rikonstruksioni i plotë i shkollës me mjedise arsimore të ndërtuar me kushtet me bashkëkohore,  me mbështetjen e programit EU4Schools, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP.      
         Shkolla është pajisur me laboratorë të gjuhëve të huaja, klasë multifunksionale,  2 laboratorë TIK, laborator biologji-kimie, klasa te pajisura me tabela interaktive, me projektorë, ,bibliotekë, mjedise sportive, dhe facilitete për nxënësit me AK.
Sot shkolla falë këtij investimi mësimi zhvillohet me komoditetin dhe me produktivitetin më të plotë për nxënësit.

   
             Dikur kjo shkollë ishte si një dritare nga ku shihje Evropën. Sot, me këtë investim, Evropa është këtu.                                                                    

Picture


















​-Struktura e shkollës është e njëjtë me gjimnazin; zhvillohet kurrikula bërthamë, kurrikula me zgjedhje të detyruar dhe kurrikula me zgjedhje të lire , në të cilat nxënësi mund të zgjedhë lëndët dhe modulet që ka dëshirë sipas orëve të planifikuara.
-Programi dhe plani m
ësimor u krijon mundësinë nxënësve që pas diplomimit, të vazhdojnë studimet jo vetëm në degët e gjuhëve të huaja,  por edhe në degë të tjera të universiteteve brenda dhe jashtë vendit.
Nx
ënësi mund të grumbullojë gjatë tre viteve të shkollimit deri në 94 kredite ( të detyrueshme janë 90 kredite për t'u pranuar në provimet e Maturës Shtetërore). 

Powered by Create your own unique website with customizable templates.